Andy Warhol – 8 x “Brigitte Bardot”, 1974

Arti dhe Artificialiteti “Artistik” !
[ sguraziu – ars poetica, nentor 2019 – pak fjalë rreth absurditetit “fetishistik” (grafikisht) ]

…”arti ose është gjenialitet ose plagjiaturë” – pati thënë Pablo Picasso, nëse s’gabohem ai pati thënë po ashtu se “artistët e mirë kopjojnë, ndërsa artistët gjenialë vjedhin” – në rregull sa i përket mençurisë pikasiane, nëse merremi me anën ironike të thënieve të Picasso, ja pra një segment i vogël i strukturës së “gjenialitetit të kopjacëve” – psh. Andy Warhol konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në kulturën dhe në artin kontemporan, kontribuoi në rrëzimin e kufijve mes “kulturës së lartë dhe të ulët” (ashtuquajtur) etj etj.

…bazuar në foton e Richard Avedon (~15 vjet pas origjinalit të tij), Andy Warhol e “kopjon” 8 herë foton e Avedon në pëlhurë (porositur nga Gunter Sachs – ish-burri i B. Bardot, magnati i Opel-perandorisë gjermane) – njëra KOPJE e Warhol në v. 2012 qe shitur afro 4 milionë Euro dhe tjetra si variacion me “buzë të kuqe” afro 10 milionë Euro (v. 2014) – kuptohet, këtyre milionave marramendës për art-plagjiaturën e Warhol (dmth. sipas Picasso NUK janë ART) duhet shtuar dhe dhjetra milionat e 6 “versioneve” të tjera 🙂
(ndërsa vetë origjinali si ART, fotoja origjinale e Avedon si print, në v. 2012 s’kishte më shumë “vlerë” sesa 180.000 Euro)

– Richard Avedon (1923-2004) – Brigitte Bardot (Flokët stilizuar nga Alexandre), Paris, 1959
– Andy Warhol (1928-1987) – Brigitte Bardot, 1974
– Andy Warhol (1928-1987) – Brigitte Bardot (buzëkuqe), 1974