Carl F. Reuterswärd – Jodhuna (Në kujtim të John Lennon), 1985

Carl Fredrik Reuterswärd (1934-2016) – Jodhuna (Në kujtim të John Lennon), 1985

Jodhuna (ose Revolja e nyjëzuar) është një skulpturë e artistit suedez Reuterswärd, fjala është për një revole reale të markës Colt Python – Magnum, me përmasa të zmadhuara dhe me grykën lidhur nyjë. Skulptura është kthyer në një simbol artistik kundër dhunës, 1 kopje ndodhet e instaluar në selinë e KB (Kombeve të Bashkuara) në New York. Në v. 1980 muzikanti anglez John Lennon (ish-anëtar i grupit “Beatles”) qe vrarë në New York. Ekzistuaka një skicë e artistit ku ai paska shënuar se për skulpturën qenkësh frymëzuar nga vrasja e tij.
[ sipas wikipedia paska gjithsej 31 kopje të skulpturës nëpër botë, në qytete të ndryshme të Suedisë qenkan instaluar 14 sosh, të tjerat nëpër qytete të ndryshme të botës; Belfast, New York, Kirchberg, Beijing, Lausanne, Berlin, Nanjing, Caen, Cape Town, Beirut, Rukhi, Chennai, Mexico City (2 sosh) etj. ]
(sguraziu – ap, 9 prill 2020)

Carl Fredrik Reuterswärd (1934-2016) – Jodhuna (Në kujtim të John Lennon), 1985