Vogue Italia – Ballina e bardhë… bosh, Prill 2020

…në kohën e pandemisë dhe në rrethanat e dhimbjes së Italisë “të flasësh për diç tjetër, derisa njerëzit vdesin, mjekët dhe infermierët rrezikojnë jetën e tyre, dhe bota po ndryshon përgjithmonë, nuk është ADN-ja e Vogue Italia… e bardha s’është ‘dorëzim’ por fletë e zbrazët që pret të shkruhet në të, faqe e një historie të re që do t’fillojë” – qenka shprehur kryeredaktori i Vogue, Emanuele Farneti
…dhe vërtet, gjëja më e bukur që mund t’bënte Vogue është mesazhi i solidarizimit dhe humanizmit, në një kohë kur do ishte “absurd” që revistat e modës të merren me shitje të fantazisë e të ëndrrave, një ballinë boshe duhet parë si një faqe e rezervuar për të ardhmen… e tashmja është thjesht “kohë e pakohë”, është kohë e dhimbjes…
(sguraziu – ap, prill 2020)