E. E. Cummings – Dashuria

[ DASHURIA ]
E. E. Cummings [ 1894-1962, ShBA ]

dashuria është më e trashë se harresa
më e hollë se kujtimi
më e rrallë se lagështia e vales
më e shpeshtë se dështimi

është gjëja më e çmendur dhe lunatike
dhe s’duhet më e cekët të jetë
sa i gjithë deti me veset akuatike
është më i thellë se thellësia e vet

dashuria është më pak se fitim
kurrë më pak se frymëmarrja
po aq e madhe sa më i vogli fillim
dhe jo më e vockël sesa falja

është më e arsyeshme dhe diellore
dhe s’mund më tepër të vdesë
sa i gjithë qielli me tekat qiellore
është më i lartë se lartësia e vet.

– – –
© E.E. Cummings Trust & G. James Firmage – Burimi: Liveright Publishing Corp., 1994 – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2020