M’u kujtua Washington-i, Një-dhëmbaxhiu, Presidenti i parë me 1 dhëmb!

(…më vjen keq që s’jam amerikan, s’kam shans të zgjedhem President 🙂

…më kujtohet, vitin e kaluar më pati dalur një foto e qenit gjoja duke lexuar gazetën, dhe atë gjoja “daily dog” (kjo i bie mbase diç si “e përditshme qenërishte”, apo “washington daily”, apo “prishtina post”, apo “tirana observer” e tutje ngjashëm – meqë, kuptohet secili qytet, secili katund e secili rreth e ka gazetën e vet – pastaj m’u kujtua interesi i përditshëm politik dhe kureshtia reale e njerëzve… psh. për lajmet e politikave lokale, rajonale, vendore… pa hë, ç’u bë, u rrahën deputetët në kuvend apo vetëm “u grushtosën me batuta e me kunja, verbalisht”… në fakt, pata zbuluar që grafikisht metafora shaka-logjike e qenit me gazetën na qenkësh fort e popullarizuar aneskaj Internetit…

…tani duke i parë video-lavdërimet e Ivanka Trump (vajzës së Presidentit aktual të ShBA, me rastin e pranimit nga Trump të nderimit për mandatin e ardhshëm të “presidencës”), sikur po thosha mëvete “më vjen keq që s’jam dhe vetë amerikan”, kur s’je vetë “amerikan” shanset për t’u zgjedhur President thjesht janë 0 (zero 🙂

…përndryshe nuk përjashtohet mundësia t’më kishin zgjedhur dhe mua President, kurrë s’duhet thënë kurrë, madje 3-4 mandate, njësoj si dikur Roosevelt, në historinë presidenciale të ShBA Roosevelt do ishte presidenti i vetëm të shërbente më shumë se 2 mandate, deri tani Amerika i ka patur gjithsej 45 presidenca (duke përfshirë dhe presidencializmin e Trump), në v. 1944 Franklin Roosevelt do t’bënte fushatë me sukses për mandatin të katërt, jo pra 1 herë as 2 herë… por 4 herë President

…për fat të keq, mua personalisht shpresat m’i “këput” artikulli 2 i Kushtetutës, i cili e thotë troç e qartë se të shërbejë dikush si President, individi duhet t’jetë qytetar i lindur natyrshëm i ShBA, t’jetë të paktën 35 vjeç, si dhe banor i ShBA sëpaku për nja 14 vjet – e lehtë të kuptohet, s’është nevoja ta fsheh keqardhjen 🙂

…anise njihet tashmë fakti që s’merrem me politikat, por ja që në kuptimin apolitik edhe unë i përcjell aty-këtu ecuritë, ashtu në “vija të trasha”, ndodhë i shoh madje dhe videot e Ivanka Trump, ndodhë i përcjell amerikanizmat, okb-izmat, ndërkombëtarizmat, globalizmat etj., përndryshe si johistorian më pëlqejnë kronikat dhe kohëlinjat e historisë, sidomos kronikat amerikane ma përkujtojnë madhështinë e “historisë së presidentëve” e cila është njëra nga historitë më simpatike të botës, siç e dimë fillon me Washington-in, si Presidenti i Parë me 1 dhëmb (Një-dhëmbaxhiu), dhe sot për sot historia “përmbyllet” me Trump-in…
(sguraziu – gusht 2020)