Noshta fat i madh që s’jemi “transparent”!

për arritjen e bukurisë së vërtetë, qenka thelbësore që t’i pranojmë dhe përqafojmë cilësitë tona unike, ato të brendshmet dhe të jashtmet, pasi cilësitë unike janë gjithmonë më të bukurat – thotë ky sqarimi (angl.)

…hm, sipërfaqësisht sqarim i bukur (duket), e megjithatë sikur qëllimisht ngelet i cekët, sikur i “shmanget” thelbit të problematikës – bie fjala, nuk na e thotë SI t’i gjejmë ato “cilësitë unike”, e gjitha çfarë kërkohet nga ne është t’i “pranojmë dhe qafojmë” cilësitë tona – pse a mos vallë paska ndokush që i “refuzon” kualitetet e veta, që nuk i përqafon cilësitë e veta?!

…e lehtë me ato të jashtmet, bukurinë dhe cilësitë e jashtme i kemi parasysh saherë i qasemi pasqyrës, apo jo, problemi është me brendësinë, as nuk e shohim e shpesh as që duam ta shohim, sikur kemi frikë mos zbulojmë se cilësitë tepër të rralla, sa për mungesën totale të tyre, kjo do duhej t’ishte e pamundur, nuk pranohet as “shkencërisht” as si spekulim…

…le t’supozojmë se e kemi mbledhur guximin, se e kemi gjetur një llambë sa për t’parë shkurtazi, mirëpo çfarë nëse zbulojmë se potenciali i “brendshëm” për kualitete t’jetë mozomokeq, çfarë nëse cilësitë që i kërkonim t’jenë nihile, çfarë nëse joekzistente – nëse s’ekzistojnë… s’kemi as si i shohim, nuk shihen as me llambë as me kandil, as me dritat as me elektrikat…

…pra s’është problemi i “qafimit” të cilësive por i frikës nga varfëria, kot e hulumtojmë tavanin kur s’jemi të sigurt për thesarin – ja pse është fat i madh që NUK jemi të “tedukshëm”, askush s’e ka idenë ç’kemi në zemrat, për botën prore sekret çfarë na bluan mendja, nëse Zoti ta shihte të arsyeshme padyshim do na kishte krijuar “transparent”, që nga gjeneza e zanafilla, do na kishte bërë si prej qelqi… njësoj si cipën e syrit, do na ujdiste me lloj-lloj “kristalesh” organike, madje-madje dhe fare prej drite, ngjashëm si engjëjt, s’do kishim nevojë as për llambat e zemrës, as për kandilat e mendjes : )

(sguraziu – ap, m 2020)

***
…e lexova një diç si koment të shkurtër nga Ambra Hysa, (ne faqen Alb-Spirit) kësaj radhe Ambra e kishte fjalën për botën “jo dhe aq të bukur” (për t’mos thënë të shëmtuar), ndër të tjera kishte shkruar:
“…është një botë e vetmuar dhe egoiste. Një botë fasadale, me vajza me make up të bukur, me buzë të kuqe dhe zemër të zezë. Njerëzit po kurohen estetikisht, por nuk po kurohen zemrat. Sa pafytyrësisht e vërtetë zbardhet lakuriqe ligësia e fshehur e njeriut” – [ Ambra Hysa – Po sikur shpirti të shihej në pasqyrë ]

…”me buzë të kuqe dhe zemër të zezë” ! kjo del pothuaj si një metaforë e vetë saktësisë (për temën e dhimbshme të Ambras), 1 varg i vetëm sa 1 poezi e tërë, e kuqja dhe e zeza shqiptare ashtu-kështu kontrastohen gjithandej, janë ngjyrat tona – s’dita çfarë t’i them me mendje, pos “ndoshta më mirë moj Ambra, ndoshta është fat që s’jemi prej qelqi a të xhamtë” : )
(sg – nentor 22)