Higeja si faqekuqe “flokëthurur”, dhe shporta simpatike!

…mbase kjo faqekuqja “flokëthurur”, me flokët gërshetuar si shportë, do duhej t’ishte diç si “mbretëreshë e shëndetit”, dihet që frutat janë gjëra të shëndetshme, apo jo : )
apo ndoshta vetë Higeja, në mitologjinë greko-romake vajza e perëndisë së Mjekësisë, Asklepiusit, i biri i vetë Apollonit, në art-shkencën e mjekësisë së lashtë Asklepiusi prezanton aspektin e shërimit, “mrekullinë” komplet të shërimit nga akëcila sëmundje, sot do ia thoshim se i prezanton të gjitha njohuritë mjekësore, të gjitha degët dhe nën-degët shkencore të mjekësisë dhe farmaceutikës, të gjitha gjërat që janë të njohura në mjekësinë bashkëkohore por dhe faktorët e panjohur dhe / ose të paqartësuar sa duhet me studimet moderne – vajza e tij Higeja ishte perëndesha ose personifikimi i shëndetit, pastërtisë dhe higjienës – në fakt, vetë fjala “higjienë”, të cilën pra sot e kemi dhe në shqip, rrjedh nga emri i saj…

(sguraziu – gusht 2020)