Këpucët e gangsterëve – Jo vetëm “doppler effect”…

…padyshim e keni ditur që këpucet e mafiozve janë paksa të veçanta si “dizajn”, ja ca ilustrime “bardh e zi” të mafia-lumturisë
(dmth. njësoj si këpucët e nuseve… kombinuar me ato të lumturushit të saj)

…gangsterët e vërtetë aq e lehtë t’i njohësh, sidomos kur sheh ç’kanë mbathur, aq iu bën atyre nëse i njeh, sapo e kuptojnë që i njohe hooop të vrasin – kuptohet ata që kamuflohen nën “mantelin” e politikës mjaft e vështirë t’i zbulosh pasi janë intelekto-kameleonë, nuk të hutojnë vetëm me fenomenin “doppler effect”, i ndërrojnë ngjyrat dhe mund të vishen herë si Rama e herë si Ramushi, madje-madje dhe si “zhaglamanë” të ngratë, t’mbushet mendja janë hiç-askushi : )

(sguraziu – korrik 2020)