Biblio-qendra e “Aleksandrisë”, universi i kureshtisë!

…më kujtohet kështu diç, e mbaj mend një këso “korridori” librash, madje sikur akoma ka mbijetuar ajo aroma e librave, e ajrit të ndenjur… padyshim njësoj si në bodrumet arkivore të mbretërisë, paçka se biblioteka ishte e vogël, e ndriçuar dobët (ishte diç si bodrum, pa dritare, ose mund ta ketë patur një dritare të vockël diku), vizitorët relativisht të rrallë dhe bibliotekisti (quhej Shani Lumi) tërë kohën ulur me gjysmë trupi në “mugëtirë” duke lexuar romanet e preferuar, s’e kam idenë për preferencat, si supozim… herë Don Kishotat e herë Robin Hudat, s’do kem qenë i vetmi natyrisht, por dhe unë e gëzoja “privilegjin” që të gjurmoja vetë nëse do gjeja diç interesante (përndryshe në përgjithësi neve fëmijëve s’na lejohej t’i bënim lëmsh raftet, duhej ta dinim çfarë na duhej përafërsisht… pastaj ai t’na shërbente duke e gjetur, pa le që dimrave dhe vjeshtave këmbët tona të kujdesshme do ia sillnin 2-3 tonelata baltë brenda, s’e mohoj që restriksionet dhe rregullorja ishin fare me vend : ) – s’ishte korridor kaq i madh (jo sa në foton) por i ngarkuar njësoj, bota që e njohim me moshën e fëmijërisë ashtu-kështu na duket madhështore, atëbotë s’kishte asnjë tekno-marifet as Internet, si kalama s’kishe ku shihje më shumë libra grumbulluar në një vend, shkurt… ishte biblio-qendra e “Aleksandrisë”, universi i kureshtisë, kuptohet pastaj duke parë dhe botën e mëtutjeshme të rinisë, të pjekurisë… është supozuar që dhe bota e fëmijërisë të “rritet” sadopak : )

(sguraziu – korrik 2020)