Albrecht Fietz – Kostumet, Landsberg (Gjermani), 2015

…edhe pse fotoja nuk kishte të dhëna (thuhej vetem “shkopinjtë, kostumet, landsberg, 2015”) padyshim do jetë shkrepur gjatë festivalit “Ruethenfest”, në Landsberg, 2015 – kur është fjala për festat masive kam përshtypjen pak kush mund të shtyhet me gjermanët, çdo katër vjet Landsbergu i Bavarisë “zhytet” në historinë e vet shumshekullore me festivalin “Ruethenfest”, për nëntë ditë rresht qytetarët vishen me kostume historike për t’festuar mbi 800 vjet histori, dhe thonë (pasi vetë s’kam qenë, anise do doja shuuuumë – i bie ndoshta nja 1000 km larg meje, festivali i radhës mbase më 2023) thonë festivali të magjeps me atmosferën pothuaj si në përrallat e Hollivudit; ndërthuren shekujt, historia e pasur, traditat… me vallëzime, me parakalime, me fishekzjarre, me shfaqje muzikore, me lloj-lloj specialitetesh të kuzhinës bavareze… 9 ditë festiviteti të paharrueshëm – uroj t’mos harroj herën tjetër, gjithmonë i bie të pres nja 2-3 vite prandaj dhe harroj 🙂

(sguraziu – korrik 2020)

Albrecht Fietz – Kostumet, Landsberg (Gjermani), 2015