(sguraziu – ap, k 2020 – diç si koment shaka-logjik : )
…për disa njerëz politika është mënyrë e të jetuarit, politika është “jetë”, për ta jeta do t’thotë “politikë” (dhe, ose anasjelltas), ambicjet dhe egocentrikat e tyre janë njësoj si kravatat (lidhëzat) politike, njësoj si kostumet e Ramës të “qepura” dhe stilizuar për axhendat politike, sipas tyre ndjekja e një jete të tillë është aq e lehtë si ngasja e biçikletës, tingëllon saktësisht njësoj si ajo thënia e Ajnshtajnit “jeta është pakashumë si biçikleta, në mënyrë që ta mbash ekuilibrin, që t’mos rrëzohesh duhet t’i japësh”…
…megjithatë mendoj se (anise biçiklizmi i tyre ndoshta vërtet njësoj si thënia ajnshtaniane) ndoshta biçikletat e tyre janë prore në zjarr, ata vetë vazhdimisht në zjarr, gjithçka rrotull tyre është në zjarr… dhe ata duke spiraluar unazave “infernale” të Dantes, kështu që një ditë ndoshta do jenë diç si “engjëj të rrëzuar” të pafajësisë… nga biçikleta dhe “yrysh” tatpjetës duke u rrokullisur si kungujt në ferr : )
…(info shtesë: komenti ishte si frymëzim solidarizues me një deklaratë të z. Kurtit (Albinit), pasi lexova një titull i cili thoshte z. Kurti ka deklaruar se “jeton në një banesë prej 60m2 dhe se NUK ka ambicje për t’u pasuruar” – ja, thashë mëvete, ja një engjëll i pafajshëm i politikës, e sheh… z. Kurti s’ka “mentalitet oligarkik”, ndërsa ai Ramushi i shqiptarëve (dhe Ramushat e tjerë të politikës) janë fare diç tjetër, me sa di unë s’ka politikan të botës që s’ka ambicje për t’i mbushur xhepat, për t’i ndërtuar vilat, e sidomos për t’marrë peshqeshe nga oligarkët e pasur etj etj. mirëpo jeta politike e z. Kurtit s’paska t’bëjë me “business-at”, me dallaveret, jeta për të thjesht politikë e kulluar : )

