Neil Armstrong – Buzz Aldrin në Hënë (Apollo 11), Korrik 1969

Neil Armstrong (1930-2012) – Buzz Aldrin në Hënë (Apollo 11), Korrik 1969

…2 foto të shkrepura nga kozmonauti Armstrong, foto unike ku e shohim kolegun e tij Aldrin në Hënë (në Korrik 1969, gjatë ekspeditës Apollo 11 të zbritjes në Hënë), përkundër faktit që janë fotot e para të njerëzimit shkrepur në Hënë, foto jashtëzakonisht simbolike… sepse shkrepur fare “jashtë Tokës” ose në një trup tjetër qiellor, të dyja fotot qenkëshin shitur për “vetëm” 3400 € (WestLicht Auction – 8 Maj 2020)…

Neil Armstrong (1930-2012) – Buzz Aldrin në Hënë (Apollo 11), Korrik 1969

[ kamera e Hënës – kamera famoze e fotove “lunatike” 🙂 ]

…kjo kamerë ose foto-aparat në v. 1969 do ishte kamera e parë dhe e vetmja që ta “vizitonte” Hënën dhe të “kthehej” në Tokë, funksionale dhe e “pagërvishtur”, ishte kjo kamerë me të cilën kozmonauti Neil Armstrong do ta mahniste botën me fotot e tij “lunatike”, me fotot historike… me të cilat NASA krenohej dikur para gjysmë shekulli, krenohet sot e kësaj dite, sikur dhe që do krenohet gjithmonë – bazuar në të dhënat nga “CollectiBlend”, kamera e prodhuesit suedez Hasselblad (me emrin e “gjatë” dhe të vështirë për mbamendje, 500 EL Data Camera HEDC “Jim Irwin”), më 25 Mars 2014 qe shitur për 660.000 € (dmth. afro 1 milion $)

(sguraziu – ars poetica, q 2020)