(sguraziu – ars poetica, q 2020)
Fotoja ikonike e Ajnshtajnit me gjuhën përjashta qe shkrepur në v. 1951 (14 Mars 1951) nga Arthur Sasse, gjatë festimit të ditëlindjes së 72-të të Ajnshtajnit në “Princeton Club”, New York.
Shkencëtari famoz ishte i njohur për nuancat gazmore e për tekat e humorit simpatik, kur fotografi e pyet që t’pozonte për ndonjë foto (ishte ditëlindja e tij tekefundit, as tortet nuk haheshin kot), xhufurraku e pati nxjerrur gjuhën ashtu shkurtazi për humor, dhe menjëherë gjestin e vet do ta “mbulonte” me një të qeshur…
Mirëpo fotografi (siduket më i zoti sesa Ajnshtajni do ketë pandehur) e pati kaptuar pikërisht pozën me gjuhën përjashta, thuhet se një vit më vonë, 1952, Arthur Sasse pati fituar madje dhe çmim fotografik për “gjuhën ajnshtaniane”… fotoja e tij famoze qenka shitur për “vetëm” 18.000 €, më 8 Maj 2020 (WestLicht Auction)…