Beethoven-i i parë Artificial – AIVA – “Genesis”, 2016

S. Guraziu – Ars Poetica, K 2017

Arti dhe Teknologjia janë të lidhura, Muzika është Art, andaj dhe Muzika e Teknologjia janë të lidhura. Por, vallë… nëse Inteligjenca Artificiale (AI) që sot mund t’jetë kaq “inteligjente”, atëherë sa inteligjente do t’jetë tutje me shekujt që vijnë?!
Për herë të parë në historinë e njerëzimit kemi muzikë të mirëfilltë klasike “kompozuar” nga Teknologjia. Muzikë orkestrale e ardhur në jetë jo me gjenialitetin e Mozart a të Beethoven, por nga inteligjenca “tjetërsoj”!

AIVA (Artificial Intelligence Virtual Artist) është një algoritëm i të ashtuquajturës “mësuarje e thellë” (nga big-data) që aplikohet në kompozimin e muzikës klasike dhe simfonike. AIVA si teknologji është e aftë t’i kuptojë konceptet e teorisë së muzikës dhe të kompozojë vetë. AIVA si një kompozitor artificial e ka “publikuar” albumin e parë të quajtur “Genesis”, albumi qe publikuar në Nëntor të 2016, përmban 20 vepra origjinale dhe 4 vepra orkestrale kompozuar nga AIVA.

Ekspertët e NVIDIA Corp. (ShBA) ishin pionierët e shumë sfidave teknologjike, thuhet se shpikja nga NVIDIA e GPU-së e ndihmoi “Big Bangun” e AI, ose shpërthimin e teknologjive rreth-e-rrotull Inteligjencës Artificiale.
Në hapjen e prezantimit të NVIDIA për “GPU Technology Conference 2017”, në një video me titull “I am AI”, Inteligjenca Artificiale sikur na flet për “veten”: “Mund t’jem Eksplorues vizionar, Shërues, Profesor, Ndihmës, Navigator, Krijues (njësoj si Picasso apo Rembrandt), unë jam madje dhe Kompozitori i muzikës që dëgjoni në këtë video, Unë jam AI, sjellur në jetë nga NVIDIA“.
Muzika për videon e NVIDIA, siç mësova na qenkesh ekzekutuar nga një orkestër e madhe prej 52 instrumentesh, dhe pra duke e sjellur në jetë rezultatin muzikor kompozuar nga AIVA.

Në Qershor të 2016 AIVA u bë sistemi i parë i kompozimit algoritmik të regjistrohej si “kompozitor”, në një shoqëri me të drejtë autoriale (SACEM). Dmth. si cilido kompozitor tjetër “humanoid”, qoftë Mozart a Beethoven, të gjitha të drejtat autoriale e intelektuale të rezervuara 🙂

(video)
AIVA – Inteligjenca Artificiale (AI) e aftë të kompozojë dhe të ekzekutojë muzikë orkestrale – Kompozimi “Genesis” (Symphonic Fantasy in A minor, Op. 21), madje thua se është i ngarkuar me “emocione”, dmth. muzikë emocionale : )