Snob, karrierist, servil, përfitues…

* snobizmi = snob, karrierist, servil, përfitues – person me respekt të ekzagjeruar për pozicionin e lartë shoqëror ose për pasurinë materiale (zakonisht servil i aparateve politike dhe i njerëzve të pushtetit, sidomos në vendet në zhvillim, apo në rrethanat e “tranzicioneve” dhe në sitemet e reja politike), kërkon të shoqërohet me personat e pasur apo të “rangut të lartë social” (gjoja VIP-a e këso), njerëzit që s’janë aq të zotët sa ai vetë i përbuzë, nuk i respekton aktivitetet e tyre (qofshin dhe “intelektualizma”), më vonë… sa më lart në “shkallën e suksesit” të vet, mbase dhe urtësitë akademike, gjithçka që thonë doktorët e shkencave, poetët, profesorët, ajka e intelektualëve, avangarda e artistëve, pararoja e shoqërisë… i konsideron më të ulëta, “krahasuar me vlerat dhe shijet” e veta…
(sguraziu)