PRINCIP I HORIZONTALITETIT ORIGJINAL
Vicky Francken [ 1989, Holandë ]
E shtyjmë mbulesën e tavolinës tutje
që t’marrin formë kreshtat valore.
Mes nesh shtrirë gurina e rrudhosur
që kërcet nga thyerjet e përsëritura.
Të heshturit duket diç e lehtë
gabimisht merret solidaritet,
por e vërteta është
një koleksion bosh.
Ferri jemi ne vetë.
Ti e shtyn torzon sizifeske bjeshkës përpjetë
si gomari një shtambë uji të rëndë.
Ja “fatamorgana”, mirazhi i axhendës së ndryshimit.
Ç’derdhet me tharjen kthehet në kod.
– – –
© V. Francken – Burimi: Röntgenfotomodel (Fotomodel Radioskopik), Amsterdam, 2017 – via Poetry International, Rotterdam
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2018