Urrejtja e Yjeve – “Transformimi” i Urrejtjes në Art!

S. Guraziu – Ars Poetica, Maj 2020 (Koment – pak fjalë…)

(…ne varfanjakët thjesht s’e kemi idenë si kthehet urrejtja në muzikë, në piktura, në novelash “rozë”, në këngë, në para etj etj : )

Et tu, Brute (Taylor Swift vs. Kim Kardashian – Shih, ç’më bëre të bëj)
[ vërejtje – skenë e frikshme, videoja mund t’jetë shqetësuese apo dhe tronditëse për ndokend, e bëra të startojë pas 10 sek ]

Në v. 2017 këngëtarja amerikane Taylor Swift pothuaj e pati “shokuar” Internetin me videon “Look What You Made Me Do” (Shih, ç’më bëre të bëj). Tani kur e kërkova në Youtube, nuk u çudita që i paska mbi 1 miliard shikime, ose më saktë 1,154,870,124 klikime). Lidhur me problemin Swift-Kardashian s’kam fakte… mos më kërkoni fakte pasi s’është punë faktesh, në rastin e tyre nuk e di se për çfarë ishte fjala saktësisht.

S’ka më bukur sesa dashuria, afërmendsh, mirëpo ja që yjet dinë dhe të urrejnë. Nëse ndodhë të urrejnë atëherë janë të tmerrshëm. Njësoj si yjet e qiellit, struken diku në errësirë, qajnë në vetmi, vuajnë duke e maskuar vuajtjen me buzëqeshjet fals, ia fillojnë me shpifje e me çmos. Urrejtja mes yjeve të mëdhenj të muzikës (apo atyre të Hollivudit, apo mes njerëzve të famshëm në përgjithësi) s’është njësoj si urrejtja e njerëzve “ordinerë”. Ne s’dimë as si urrehet mirëfilli (dmth. e kam fjalën për neve njerëzit e thjeshtë, që s’na njeh kush). Edhe nëse ia dalim (në njëfarë dore), prapë asgjë, gjithë energjia e shpenzuar shkon dëm. Urrejtja jonë s’është e fuqishme, askujt s’i bëhet vonë, s’çon peshë. Sa për “transformimin” e urrejtjes në art as që bëhet fjalë. Thjesht s’e kemi idenë si kthehet urrejtja në muzikë, në piktura, në novelash “rozë”, në këngë, në para etj etj : )

Siaps theshethemeve, Swift qe akuzuar rrejshëm nga Kardashian për diç që ajo, ruana zot… larg qoftë, NUK e paskësh bërë. Dhe kur je i famshëm, kur ke me dhjetra miliona fansa aneskaj rruzulit… aq e lehtë – edhe “revanshohesh”, e zbardhë fytyrën, edhe i shton miliona e miliona ekstra-pasuri. Pikërisht këtë pati bërë Swift, me videon super-të shtrenjtë, me miliona e shtrenjtë, e pati “larë fytyrën” si e pafajshme, dhe padyshim do ketë grumbulluar me miliona2 (në katror) prej verdhushkash  : )

Më shkonte buza në gaz me përdorimin e “et tu, Brute” (edhe ti, Brutus) në videon e këngës së saj. Mbase, duhet supozuar se inati i Kardashian ndaj Swift (dhe anasjelltas) është njësoj si “tradhtia”. Ose tekefundit të komplotosh prapa “shpine” me thashetheme e me shpifurinash, duke diskredituar personalitetin e njëra-tjetrës, kuptohet se është pothuaj njësoj.

“Edhe ti, Brutus” gjoja pati thënë Cezari teksa po vdiste pas therjes me thika nga Brutusi së bashku me 22 vrasës të tjerë. Citati në këtë formë nuk vjen nga kronikat romake, por qe “ujdisur” më vonë në histori (nga Shekspiri për një dramë të veten). Sipas historianit romak Setonius, të tjerët patën raportuar se Cezari e pati shprehur habinë ndaj Brutusit “edhe ti, fëmijë (im bir)? (edhe ti më tradhtove)”. Brutusin ai e pati marrë nën mbrojtje atërore, dhe ishte njësoj si t’ishte i biri i tij. Mirëpo vetë kronisti Setonius dhe autorë të tjerë mendonin se Cezari s’pati thënë asgjë pas sulmit.

Tradicionalisht “et tu, Brute” kuptohet si habi e dikujt, si zhgënjim me tradhtinë e dikujt të afërm (nga dikush që nuk pritet tradhtia), por shkollarët thonë se mund t’ketë qenë dhe si një “memento mori” (edhe ti do t’vdesësh herëdokur – ose, kujtohu se as ti s’je i pavdekshëm etj. këso kuptimesh të ngjashme).