Sa ujë në ditë? Pyetje e thjeshtë pa përgjigje të lehtë!

(…se uji është i rëndësishëm, se mbijetesa jonë varet nga uji… të qarta këto 🙂 ama rreth pyetjes sa ujë duhet konsumuar gjatë ditës, sipas shkencës s’ka ndonjë formulë të vetme që i përshtatet të gjithëve – gjithsesi ekspertët u pajtuakan që s’kemi nevojë për më shumë lëngje sesa trupi ynë sinjalizon…)

“…uji është përbërësi kryesor kimik i trupit dhe përbën rreth 60% të peshës trupore. Trupi ynë varet nga uji për të mbijetuar, çdo qelizë, ind dhe organ ka nevojë për ujë që t’funksionojë si duhet. Edhe dehidrimi më i vogël mund ta shterojë energjinë dhe të ndiejmë lodhjen. Pra, sa ujë duhet pirë çdo ditë? Është kjo një pyetje e thjeshtë pa përgjigje të lehtë. Studimet gjatë viteve kanë prodhuar rekomandime të ndryshme. Nevoja individuale për ujë varet nga shumë faktorë, përfshirë shëndetin e individit, sa aktiv është individi dhe ku jeton. S’ka ndonjë formulë të vetme që i përshtatet të gjithëve.”
[ teksti: “Healthy Lifestyle” – Mayo Clinic]

“rregulla 8 x 8”, e pabazuar shkencërisht

“…këshilla jozyrtare rekomandon të pimë rreth 8 gota ujë në ditë, gjithsej afro 2 l, megjithatë kjo “rregull” nuk mbështetet nga studimet shkencore. Kemi vite pretendimesh të pabazuara rreth rregulles 8 x 8, por ekspertët pajtohen që s’kemi nevojë për më shumë lëngje sesa trupi ynë sinjalizon. Sigurisht që uji është i rëndësishëm. Duke përbërë rreth 2/3 e peshës së trupit, uji bart lëndë ushqyese dhe produkte të mbeturinave aneskaj trupit tonë, e rregullon temperaturën, vepron si një lubrifikant dhe amortizues në kyçet, uji e ka rolin e vet në shumicën e reaksioneve kimike që ndodhin brenda nesh. Ne vazhdimisht humbasim ujë përmes djersitjes, urinimit dhe frymëmarrjes. Sigurimi se kemi ujë të mjaftueshëm në trup është një ekuilibër i mirë dhe thelbësor për t’shmangur dehidrimin…”
[ teksti: Jessica Brown – “BBC Nutrition”, 2020 ]