Ditëlindja e Bajronit, 22 Janar!

…mësova se sot qenka ditëlindja e Lord Bajronit, paska lindur pikërisht datën e sotme, 230 vjet më parë – George Gordon (1788-1824), ose i njohur si Lord Byron, ishte poeti kryesor i Romanticizmit, së bashku me Percy Shelley dhe gruan e tij, Mary Shelley

[Piktura: Richard Westall – Portret i George Gordon Byron (i 6-i baron nga Bajronët) ]

***
(Bajroni, dhe “Frankeshtajni” si inkurajim! – S. Guraziu – Ars Poetica, Sh 2014)

Bajroni dhe Percy Shelley, së bashku me gruan e këtij të fundit, Mary, ishin në Zvicer, dhe thanë se do bënin një konkurs se kush prej tyre do krijonte poezinë ose prozën më të bukur. Tema ishte: të shkruanin për vampirët. Për dallim nga zotërinjtë, Mary s’kishte përvojë, s’kish shkruar kurrë më parë. Kështu iu futën punës të tre. Pas “deadline” Mary e paraqiti si krijim të vetin “Frankenstein”. Kur e lexuan Bajroni dhe Shelley filluan ta inkurajojnë që ta rishkruajë dhe ta zgjerojë sepse, sipas tyre, ishte histori mjaft e bukur dhe interesante.
Dhe dmth. kështu lindi Frankeshtajni, ai Frankeshtajni që e njohim, më i famshëm ndoshta sesa Çajld Haroldi…