Me armët do duhej të merren vetëm meshkujt!

[ njeriu s’do duhej kurrë ta “përdor gishtin e luleve” për t’i shkrepur armët ]

…lajthitja më e madhe e shoqërisë moderne është pikërisht diç e ngjashme si kjo foto – lulëkuqet dhe të gjitha lulet ekzistente themi se janë të bukura, është supozuar që dhe femrat t’u “ngjajnë” pakashumë luleve, ato bëjnë çmos që të ngelin të freskëta, joshëse, të buzëqeshura, të bukura, sepse është dhe “misioni” i tyre, kahdo që rrotullemi metaforikisht thuhet se femrat janë diç si lulet, thuhet se ato e zbukurojnë “botën e vrazhdtë”, njësoj siç dhe lulëkuqet e zbukurojnë fushën, ato i sjellin në jetë engjëjt dhe i rrisin, që nga mitologjikat e deri dhe sot e kësaj dite poetët i quajnë “perëndesha të jetës”, duke qenë pra ato që “falin jetën” femrat s’do duhej kurrë të angazhohen “kundër jetës”, ato s’do duhej kurrë të manipulohen nga aparatet politike (gjoja moderne), femrat s’do duhej kurrë të kthehen në “ushtarë” të sistemeve, emancipimi dhe barazia gjinore s’ka asgjë të përbashkët me kthimin e tyre në “ushtarë”, nëse artistët, poetët, shkrimtarët, filozofët e mbarë botës i përshkruajnë femrat si perëndeshat e dashurisë… nëse aq shumë “himne artistike” (që nga kur njerëzimi di për veten) u dedikohen atyre, nëse dashuria e romantikat paskan kuptim, nëse me miliona romane, poezi, filma… (e çfarë tjetër jo, lloj-lloj mrekullirash zhanrore që i ka shpikur njeriu) na i ngrohin zemrat e na mallëngjejnë, nëse lotët e dashurisë aneskaj rruzullit me njerëz nuk shterrojnë, atëherë femrat s’do duhej kurrë të kthehen “kundër jetës” – si gjithmonë… pra me armët do duhej të merren vetëm meshkujt, ata nga natyra janë krijuar të “vrazhdtë”, ashtu-kështu gjatë gjithë historisë njerëzore femrat ishin të “pafuqishme”, meshkujt ishin ata që kanë vrarë e luftuar, ata kanë djegur e pushtuar, për mijëra e mijëra vjet të ecejakeve njerëzore ata ishin “aleksandra e perandorë”, është supozuar që ata t’i djersitin muskujt, është supozuar që ata t’merren me luftrat (të cilat ashtu-kështu s’do duhej t’i “kishin”), sistemet e reja dhe politikat (e njeriut modern) s’do duhej kurrë të “varen në gishtin e luleve” për t’i shkrepur armët, sepse na qenka e lehtë… armët bashkëkohore mund të vjellin vdekjen “eksponencialisht”, duhet fuqia e 1 gishti të vetëm, me avionin-paratakues të së sotmes një “commando girl” ndoshta fillikat e vetme mund ta shfaros një brigadë të tërë, imagjino Saddam Hussein të quhej “Sadamia” (qoftë i mëshiruar… mëshirimi i tij është kompetencë e perëndisë), imagjino të ishte femër dhe ta urdhëronte “vdekjen kimike” të adoleshentëve të Iranit, panumër çuna 14-15 vjeç kthyer në “ushtarë”, panumër fëmijë që Irani i pati mbledhur aneskaj vendit për t’i çuar në front dhe ta fitonte disi luftën kundër Irakut… imagjino sa e tmerrshme, jo pra, Sadami dhe ai gjenerali i tij, Aliu “Kimik” duhej të ishin meshkuj, assesi femra, kurrë për asnjë kurrënjëherë një femër s’do duhej të bënte çfarë patën mundur t’bëjnë Ali-Gjenerali dhe Boss-i i tij – përndryshe të gjithë artistët e kësaj bote, të gjithë poetët, të gjithë filozofët, shkrimtarët e krijuesit do duhej të heshtin përgjithmonë, s’do duhej pra të dërdëllisin tutje… sepse ndeshen me kontradiktoren, ndeshen me misionin e artit, ndeshen me fjalën e fjalës, ndeshen me vetë “idealin” e idealizmit, ndeshen me vetveten, filozofikisht ndeshen madje dhe me atë “paradoksin” e zerosë logjike!
(sguraziu – ap, maj 2020)