Arne Garborg – Esenca e gjërave s’mund të blihet me para!

Nëse ke paratë mund të kesh gjithçka, thuhet. Jo, kjo s’është e vërtetë. Mund të blesh ushqimin, por jo oreksin; ilaçet, por jo shëndetin; shtretërit e butë, por jo gjumin; njohuritë, por jo inteligjencën; shkëlqimin (e rrobave), por jo komoditetin; argëtimin, por jo kënaqësinë; njohjet, por jo miqësinë; shërbëtorët, por jo besnikërinë; flokët gri, por jo nderin; ditët e qeta, por jo paqen. Gëzhojën e të gjitha gjërave mund ta kesh. Por jo thelbin. Esenca e gjërave s’mund të blihet me para“. – Arne Garborg (1851-1924)

Arne Garborg (1851-1924)

***
…fort e saktë kjo, psh. unë kurrë s’munda ta “blejë dashurinë”, jo se kam tentuar “blerje” të dashurisë por përputhet me thelbin e thënies dhe është e dhimbshme – madje ka vite i kam shpallur LUFTË vetes, ka vite pa e njohur paqen, qetësinë… as shpirtërisht as fizikisht, vetëm luftën, pikëllimin, dhimbjen, ka vite duke luftuar me vetveten : (