Noli – “Kam qenë djalë i mirë… asnjë metelik Harvardit”, 1962

[ monetizimi i Nobelit s’të bën patjetër milioner : ) ]
(sguraziu – ars poetica, j 2020 (audio-ekstrakt, dhe koment)

Noli – “Kam qenë djalë i mirë… asnjë metelik Harvardit”, 1962

Fan Noli në v. 1962 flet para shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra” – ndoshta s’ka diç të ruajtur (audio, video) dhe ku Noli t’jetë “lavdëruar” më shumë, natyrisht ai s’po “lavdërohej” por po fliste për arritjet e shoqatës “Vatra”, gjithsesi ishte aq spirituoz, e sidomos nëse kihet parasysh fakti që tashmë ishte një 80-vjeçar : )
…Noli e përmend lëvdaten më te madhe që mund t’u bëhet shqiptarëve, aludon në ish-Kryeministrin shqiptar, një prift i krishterë (e që dmth. ishte ai vetë) zgjedhur nga muhamedanët e “mazhorancës” fetare, si dhe flet për “fatmirësinë” që për 4 vite në Harvard s’pati paguar asnjë metelik : )

…pothuaj sa herë i ipej rasti Noli do ta përmendte “krenarinë” e Harvardit, dhe pse jo… duhej t’ishte krenar që ç’ke me të – sot ka mbi 150 fitues të Nobelit me “krenarinë” e Harvardit, po ashtu nga Harvardi kanë “dalur” 8 Presidentë të ShBA (bie fjala ndër më të fundit ishin George Bush dhe Obama) – anyway… edhe ta lësh Harvardin (t’mos i mbarosh studimet) s’është ndonjë “tragjedi”, Harvardi ndihmon ta fitosh Nobelin, a të bëhesh President, ama le t’supozojmë na mbushet mendja ta shesim Nobelin, dihet se monetizimi i Nobelit nuk “kushton” sa t’jesh patjetër milioner (pasi shpesh duhet ndarë me tjerë laureatë), po ashtu as rroga e Presidentit s’është ndonjëfarë rroge, me rrogën e vet Presidenti s’heq keq por s’mund të krenohet për pasuri, ndërsa ta lësh Harvardin dhe të fitosh miliarda, të bëhesh më i pasuri i planetit natyrisht që ia vlen (psh. shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, pastaj “babai” i Microsoft, Bill Gates – që të dy janë të “rëndë” me dhjetra miliarda), apo të ikësh nga Harvardi dhe t’fitosh si një aktor i famshëm (psh. si Matt Damon), apo dhe t’mos fitosh asgjë, as para as bujë, por thjesht t’bëhesh poet i madh dhe t’lexosh poezi për vetë Presidentët (psh. si Robert Frost) – shkurt, ia vlen dhe pa Harvardin, nëse rri dhe i mbaron studimet patjetër se fiton ndonjë Nobel, o bëhesh President, ama dhe nëse ik ja që bëhesh super-miliarder a trilioner 🙂