Dronet dhe bukurite shqiptare

ne foto: Vlora, thuase duke larë fytyrën e vet të bukur nën dritën e Aurores : )

…një dikush kishte postuar ca gjëra të bukura të natyrës shqiptare, fotografuar nga ajri, komentova:
dronet na kane dalur si aparate fort ideale për inçizime, kam përshtypjen bukuritë e natyrës shqiptare sikur s’do të “shpaloseshin” mirëfilli pa dronet, madje dhe simbolikisht sikur ma kujtojnë përspektivën e shqiponjave, syrin e mprehtë të shqipeve : )
mirëpo dëm që këta fotografuesit me drone pothuaj kurrë nuk i vënë emrat e tyre për t’i kredituar, para ca ditësh i përdora ca ‘footage’ të droneve… s’dija as kush i ka bërë, dhe zakonisht ndoshta gjithmonë vijne tek ne via-via, na bëhen të njohura link pas linku, pothuaj kurrë nga vetë autori ose burimi – gjithsesi urime gjithë atyre me “sytë” e shqiponjës që enden qiellit shqiptar, pasi kanë bërë shumë për t’ia shpalosur botës perlat e natyres shqiptare… ndoshta me shumë se të gjitha guidat e agjencive turistike së bashku (ok, mbase ekzagjerim… por dmth. më duhej një krahasim, qoftë dhe jo aq i saktë : )