Kombet e Bashkuara – Përspektivë e Popullsisë Shqiptare (2020-2100)

(sguraziu – ap, shtator 2020)

Nuk e dija që Shqipëria na paska më shumë femra (jetëgjata) se meshkuj – pse jo… okidoki, mosdija ime është fare e pafajshme, mbase s’prishen as punët as statistikat – se femrat jetojnë më gjatë… këtë e dija, ama jo dhe kuriozitetin që Shqipëria në v. 2020 na i paska 34 femra 100-vjeçare ndërsa vetëm 14 xhufurrakë 1-shekullor : )

Përveç demografikave historike, “Përspektiva…” e v. 2019 nga Kombet e Bashkuara i paraqet dhe “dinamikat” e popullsive deri në v. 2100, është mjaft “interesant” dinamizmi i popullsisë shqiptare, sipas KB deri në v. 2100 popullsia shqiptare do t’zvogëlohet përafërsisht njësoj siç ishte 70 vjet më parë (1950) – derisa në v. 1950 Shqipëria i kishte rreth 1.263.000 banorë, për ta arritur pikën kulmore brenda 40 viteve (1990) me +2 milionë më tepër (3.286.073 banorë), tutje gjatë 70-80 viteve të ardhshme popullsia rishtas do zvogëlohet në 1.218.000 banorë – thonë të dhënat “parashikuese” të KB.

***
Përspektivë e Popullsisë Botërore, rishikuar në v. 2019, është edicioni i 26 i vlerësimeve dhe parashikimeve të popullsisë nga Kombet e Bashkuara. Mbështetur në analiza të trendeve historike demografike janë paraqitur vlerësime të popullsisë për 235 vende dhe zona të botës, nga v. 1950 deri 2018. Ky vlerësim i fundit është bazuar në rezultatet e 1690 regjistrimeve kryer ndërmjet viteve 1950 deri 2018, në infot nga sistemet vitale të regjistrimit si dhe në infot nga 2700 anketa përfaqësuese në shkallë vendi. Rishikimi i v. 2019 po ashtu paraqet dhe “dinamikat” e popullsisë deri në v. 2100, sipas KB jepet një pasqyrë e besueshme në nivelet globale, rajonale dhe vendore.