UNHCR – Azilkërkuesit në Shqipëri, 2014-2019

(sguraziu – ap, shtator 2020)
…anise numra “simbolikë” (dmth. krahasuar me strehuesit e mëdhenj, si Gjermania, Turqia etj.), edhe Shqipëria i strehon refugjatët, nëse t’mos kem ngatërruar shifrën, nga 2014 deri 2018 paska patur rreth 7000 “trokitjesh në derë”, kuptohet jo të gjithë do kenë halle serioze (qoftë “politike”, apo tjerash), kur e nevojshme Shqipëria i nis dhe procedurat e azilit për personat që aplikojnë – sipas bazës së UNHCR, azilkërkuesit më të shumtë në Shqipëri paskan qenë nga Irani, Siria, Algjeria, Jemeni etj. (madje dhe nga Kosova mund t’ketë patur azilkërkërkues : ) nga Turqia gjithashtu – aktualizuar në Qershor të 2020, në faqet e UNHCR figurojnë të dhënat për të “trazuarit” nga e gjithë bota, me gjuhën e statistikave thuhet se nga 79.5 milionë persona të zhvendosur, 4.2 milionë prej tyre janë azilkërkues (dmth. nëpër vende të ndryshme të botës) – gjithsesi, në kuadër të platformës kishte dhe një vegël (refugee data finder) e cila i hidhte në “sipërfaqe” infot rreth personave që kanë kërkuar azil në Shqipëri…
***
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), e njohur gjithashtu si Agjencia për Refugjatët e OKB-së, është një agjenci e Kombeve të Bashkuara e mandatuar për mbrojtjen dhe mbështetjen e refugjatëve me kërkesë të një qeverie (apo dhe të vetë OKB-së), dhe ndihmon në riatdhesimin e tyre vullnetar, në integrimin lokal, apo dhe ndihmon procedurat e rivendosjes në një vend të tretë – Agjencia për Refugjatët është fort krenaroshe me personelin prej 17.324 vetash si dhe me faktin që operon në 135 shtete, aneskaj globit…