Pasaporta shqiptare “shkëlqimtare” dhe krenare…

(sguraziu – ars poetica, sh 2020)
…për fat të keq, ajo kosovare jo dhe aq “e shkëlqyeshme” – sipas Henley Passport Index* (26 Shtator 2020) shtetasit shqiptarë kanë qasje në 114 vende të botës (pa viza dhe me opsionin “vizë pas mbërritjes”), ndërsa shtetasit kosovarë e kanë lirinë të udhëtojnë në 40 vende (pa viza kosovarët ndoshta mund t’i vizitojnë 10-15 vende), sa i përket lirisë së udhëtimit si shtet Kosova mban “pozicionin” 188 (psh. të njëjtin pozicion e mban dhe Sudani) – vendi i fundit në Indeksin e Henley është Afganistani, afganët mund t’shkojnë “lirisht” vetëm në 26 vende…

*
Henley Passport Index (HPI) është një renditje globale e vendeve sipas lirisë së udhëtimit për qytetarët e tyre, indeksi ofron një renditje të 199 pasaportave të botës, diç si ranglistë në përputhje me numrin e vendeve ku (mbajtësit e atyre pasaportave) mund të udhëtojnë pa viza.