Shkodra e bukur – Njeriu gjithmonë i gjenë “vegzat”…

(sguraziu – ars poetica, sh 2020)
…paska një vend në Shkodër (apo diku fare afër, në rrethinë, diç si kompleks turistik, sa për emrin… për momentin m’është mjegulluar mbamendja), dhe mrekullia vetë, derisa fotot flasin sa 1000 fjalë, thonë… meqë fotot ashtu-kështu janë dokumente të vërtetësisë, bie fjala pa foto s’na takojnë as pasaportat, ose psh. në Fb me foto e dëshmojmë se jemi pikërisht ata që jemi, dhe kjo kuptohet fort e arsyeshme, pasi në Fb kanë qasje dhe miliona gjyshe të Evropës, imagjino psh. gjyshet azileske të Parisit (parisienët si banorë, si “numër” demografik janë sa gjithë Shqipëria komplet), imagjino gjithë ai metropol, megapolis i paskajshëm, sa e sa Brigitte Bardot kaptuar në ëndrrat e rinisë, shkurt… fotot janë dëshmia e bukurisë dhe e vërtetësisë, pa foto gjithë “esmeraldat” e Algjerisë do t’shtireshin bjondina si Paris Hilton, thjesht ashtu për pikë t’qejfit, ose çokollatat e Afrikës do t’pretendonin koloriadat, lloj-lloj metamorfozash, tekefundit për ca ditë do t’shtireshin çubardhake, mirëpo ja që s’munden, fotot janë ajo “siguresa” e vërtetësisë – gjithsesi, në rastin e bukurisë shkodrane jo vetëm me foto, kam dëgjuar dhe fjalë e preferenca se fjala është për bukurinë më të kulluar të natyrës, freskia dhe aroma e virgjër e puhizave saora t’bëjnë për vete, s’ke si ia bën me “hile” bukurisë reale, s’mund t’i shmangesh tundimit… as përjetimit, deshe s’deshe t’imponohet kënaqësia, ndjehesh i detyruar të kënaqesh, qoftë duke shetitur, qoftë duke pirë kafe a cappuccino, qoftë duke i shijuar akulloret, qoftë ëmbëlsinë e buzëqeshjeve, qoftë lloj-lloj specialitetesh etj etj. – realisht s’kam qenë vetë në Shkodër, s’më ka hedhur “historia” andej, dmth. s’pati qenë e thënë – ja tani… siduket njeriu gjithmonë i gjenë “vegzat” : )