Charles de Gaulle – Politika s’u “besohet” politikanëve!

(sg – ap, t 2020)

…”politika është çështje fort serioze që t’u lihet (në duar) politikanëve” – Charles de Gaulle

[ varësisht nga konteksti, kuptohet, por nganjëherë ca thënie aq simpatike, psh. e pamundur t’mos na ngjallet buzëqeshja me thënien e de Gaulle, aq kapërthyese, e qëlluar (në suaza kontekstuale) e madje dhe ironike – anise (sipas meje) ndoshta de Gaulle do ketë menduar “politika s’u lihet në dorë VETËM politikanëve…”, pasi ushtarakëve hiç se hiç, ai e dinte se ashtu do ishte mozomokeq, njeriu s’ka si t’kete besim në politikanët ama në ushtarakët assesi, bota s’njeh diç më të rrezikshme sesa kur “ushtarakët” duhet t’vendosin për politikat, në fakt lidhja e pashmangshme, e kushtëzuar, reciproke, “simbiotike”, e politikave dhe e militarizmave padyshim është “kombinacioni” më i rrezikshëm që njeh bota – dhe natyrisht, absolutisht joooo, s’e kam fjalën për raste moderne si ai i gjeneralit amerikan me 4 yje, Colin Powell, padyshim ju kujtohet… i ngrati duhej të “gënjente” atëbotë para gjithë Kombeve të Bashkuara të botës, s’është as nevoja të “shembujzohen” kohët e reja, të tilla gjeneralizmash na janë dëshmuar sëpaku që nga koha e gjeneralëve të Aleksandër-Madhit : )