Britannica + America – Politika sipas ballinave…

(sguraziu – ap, t 2020)
…zbulova se “pulsi politik” i Mbretërisë së Bashkuar gjatë 2020 si dhe politiko-shëndeti i Shteteve të Bashkuara… andej përtej oqeanit, mund të “lexohen” bazuar dhe vetëm në ca karikatura “tematike” të The Week – dmth. kjo metodë do ishte sadopak satisfaksionale për apolitikët, dhe për ata që merren me grumbuj të “big data”, pa detaje e cikërrima (psh. filozofët, poetët e këso : )

***
The Week” – është një revistë javore e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar (themeluar në v. 1995) dhe në ShBA (edicioni amerikan pati startuar në v. 2001 – ishte dhe ai australian por qe ndërprer në v. 2012) – edicionet e ndryshme të revistës ofrojnë perspektiva politike mbi ngjarjet aktuale javore, si dhe komente editoriale nga mediat e botës, me synimin për t’u servirur lexuesve pikëpamje e “pikëqasje” të ndryshme politike – përveç politikes revista mbulon dhe një gamë të gjerë temash nga shkencat, teknologjia, shëndetësia, mediat, biznesi dhe artet.