2020 – Viti më i keq i të gjitha kohërave (Time)

(sguraziu – ap, d 2020)

…edhe sipas “Time” e 2020-a ishte viti më i KEQ i të gjitha kohërave, redaksia këtë na e “thotë” grafikisht që në ballinën (ballina është supozuar ta sipërfaqësojë “ndjesinë” kryesore redaksionale), në faqen 30 autorja Stephanie Zacharek ia fillon esesë (rreth kryetemës “ballineske”) pakashumë si vijon:

“…patjetër do ketë patur vite dhe më të këqija në historinë amerikane e botërore, por shumica nga ne s’kemi “parë” më keq se kaq, njeriu do duhej t’ishte mbi 100 vjeç për ta patur mundësinë e “mbamendjes” rreth… rikthimit të katastrofave natyrore të cilat e konfirmojnë sa shumë e kemi tradhtuar natyrën; rreth kontestimit të zgjedhjeve thjesht në bazë të fantazisë; rreth një virusi që origjinën e ka, ndoshta, nga një lakuriq nate, dhe praktikisht ta “pezullonte” jetën e gjithë planetit, si dhe t’u merrte jetën rreth 1.5 milion njerëzve në mbarë botën… ” – [ Stephanie Zacharek – Time International, 14 Dhjetor 2020 ]