Shakespeare – “Ferri është bosh…”

Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu.” – William Shakespeare, “Stuhia”, ~1610-11

(sguraziu – ap, d 2020)

…kështu pati “thënë” Shekspiri para më shumë se 400 viteve nëpërmjet personazhit “Ariel”, një lloj krijese imagjinare shekspiriane (e stisur nga ai për nevoja letraristike-artistike), diç si shpirt magjik, por që duhej t’ishte një lloj “skllavi shpirtëror”, prore në shërbim të pronarëve të “djallëzuar”, shërbëtor ama e posedonte fuqinë për t’i shkaktuar stuhitë a shtërngatat dhe anijet të shkallmohen, me magjitë e veta mund t’ua nxiroste jetën shpirtrave të tjerë (sipas “dëshires” së pronarit), anise s’do lejonte që t’mbyteshin, aq larg s’do shkonte me magjitë, do t’i kursente… sidomos nëse fjala t’ishte për kolonistët e rinj të përtej-oqeanit, sidomos nëse bëhej fjalë për shpirtrash të “helmatisur” nga ligësia, andej dmth. në “Botën e Re” tejoqeanike… e që sot e njohim si Amerikë : )