Kompleksiteti i “globalizmit” (sipas Hollivudit)

sguraziu – ap, d 2020 – multimedia-analizë, koment

…1 film, 1 këngë, 1 muzikë e vetme… 8 vende të ndryshme të botës, me dhjetra “autorë e këngëtarë” të involvuar (sëpaku 16), kushedi sa miliona do ketë kushtuar “kënga”, s’është për t’u habitur që filmat kushtojnë me qindra miliona, sepse dhe fitohen qindra miliona (nëse gjithçka shkon mirë), psh. buxheti i “Into Darkness” ishte 190 milionë $, ndërsa fitimi-realizimi globalisht 467 milionë $, pra afro gjysmë miliardi…

…”përgjegjës” për muzikën e 3 filmave të fundit të branshes “Star Trek”, nën drejtimin apo regjinë e Jeffrey J. Abrams (në v. 2009, 2013 dhe 2016), ishte kompozitori amerikan Michael Giacchino – pra kishte 3 vazhdime, për filmin e v. 2013 (me titull “Into Darkness”) qenë përdorur 14 kompozime të Giacchino (nga 51 sosh bërë gati nga ai – siç qe publikuar një vit më vonë albumi i pavarur, edicioni “deluxe” – imagjino. mbi 50 kompozime për 1 film të vetëm, atyre bilbilave të pop-muzikave iu duhet pothuaj 1 dekadë për t’i sjellur në dritë 50 këngë : )

…gjithsesi përveç 14 muzikave të Giacchino (që qenë perdorur), për filmin e v. 2013 kishte dhe 1 diç si “bonus track” (jo kompozuar nga Giacchino, por mbase nga Charles Scott), meqë audienca do ishte “globale”, dmth. për arsye të gjeo-lokacionit distributiv qenë inçizuar 7 versione të këngës; versioni am-kanadez, britanik, meksikan, japonez, francez, brazilian dhe australian…

…për “çudinë” time si autorë të këngës kreditoheshin vetë regjisori J.J. Abrams + Charles Scott… dhe pastaj kontributorët e versioneve nga vendet e ndryshme – hm, 1 këngë e vetme 16 “autorë”… nëse atëbotë t’isha ndodhur pranë regjisorit Abrams, padyshim do i përshpërisja në vesh “ore burrë i botës, ashtu dhe 16 “gjyshet” e tua nëse t’bëheshin bashkë do sillnin në dritë diç maestrale, pa le që kjo muzika jote sa i përket maestralitetit ka mjaft pikëçuditëse në bisht…” : )