Ilustrim akuarelik, interieri i Spitalit të Shkodrës, ~1857

(sguraziu – ap, dhjetor 2020)

Ilustrim akuarelik, interieri i Spitalit të Shkodrës, ~1857 (Autori i panjohur)
[Science Museum, Londër – arkivuar në kuadër të Koleksionit të Life Magazine, Google Arts & Culture Project ]

(padyshim, ilustrimi do jetë bërë gjatë ose menjëherë pas mbarimit të Luftës së Krimesë – shën. im – sg)
Lufta e Krimesë (1853-1856) ishte një konflikt mes Perandorisë Ruse (në njërën anë) dhe aleancës së Perandorisë Osmane + Perandorisë Franceze + Perandorisë Britanike + Mbretërisë së Sardenjës, si “casus belli” i luftës konsiderohet patronazhi i të krishterëve në territorin turk, nga historianët ndonjëherë Lufta e Krimesë konsiderohet si një nga luftërat e para “moderne” (sipas tekstit holandisht *), sepse u aplikuan ndryshime teknike që ndihmuan në përcaktimin e rrjedhës së luftës, përfshirë përdorimin e parë taktik të hekurudhave dhe të telegrafit, po ashtu ishte njëra nga luftrat e para që u dokumentua gjerësisht në raportet e shkruara gazetareske e fotografike, për herë të parë në histori populli e kishte “parasysh” realitetin e përditshëm të luftës përmes gazetave.

* sipas tekstit holandisht – edhe pse e respektoj zhargonin e ushtarakëve, të kronistëve entuziastë dhe të historianëve, për mua termi “luftë moderne” përherë tingëllon si ironi e zverdhur, sipas meje nuk ekziston “modernizmi luftarak”, pavarërsisht se ishte avancim (dmth. kontekstual, teknologjik e shkencor, i fizikës bërthamore) vallë si mund të quhet “modernizëm” përdorimi i monstruoziteteve në Hiroshima e gjetiu!, sa herë njeriu zhytet në zezonat e luftës sikur automatikisht “fshihet” modernizmi, thjesht ndodhë njëfarë kthimi në “barbarizëm”, pavarësisht në cilin shekull luftohet, pavarërsisht armatimeve, pavarërsisht doktrinave, pavarërsisht tekno-marifeteve luftarake, pavarërsisht rrotullimit të “tekno-rrotëve” (qofshin robot-tankse futuriste, hekurishte terminator-ike, apo qerre të drunjëta), sipas meje termi “luftë moderne” se ç’ka diç konfliktuoze me thelbin e logjikës, qëkur na ndjek analogjia e vetë para-njeriut, analogjia e logjikave të parahistorisë, nëse na ndiqka… atëherë “what’s the point”, edhe komunitetet “spelologjike” neandertaleske njëditë do kujtoheshin dhe tutje do luftonin me shkopinj të mprehur, dmth. sipas tyre i kishin avancuar hesapet teknologjike duke i “mprehur kunjat” : )