Ju “këshilloj” t’i artikuloni mirë deklaratat tuaja!

(sg – ap, dhjetor 2020)

(mos harroni që Interneti atje diku thellë i ka dhe getot e “dark web”)

…s’di për të tjerët, por ndonjëherë sikur më “tundojnë” dhe vetë fotot, imagjino fotot s’janë përveç se “projeksion” (vizual), në foto s’ka asgjë “realistike” si objektivitet, e sidomos foto-virtualizmat, janë thjesht imazhe pikselative, diç si “holografizim” i trurit tonë, e megjithatë hoooop… sakaq sikur dhe aroma i gudulisë shqisat : )

…hm, sqarim shtesë – pa keqkuptime eventuale, në këtë rast e kisha fjalën konkretisht për këtë foton e PIZZA, ruana zot nga shtrembëruesit, nga keqinterpretuesit e qëllimtë, nga prodhuesit e “lajmeve fals”, pasi të njëjtit janë, ata e bombardojnë Internetin me fabrikazh fals, ata flasin për UFO, për pjatat fluturuese, ata i shpikin 1 milion e 1 teori, s’e kisha fjalën për aso imazhe të stilit “playboy” o diç të ngjashme, pasi dhe nudizmat gjoja artistiko-grafik dinë t’jenë mjaft tunduese, s’e mohon kush, madje fotografët e tillë janë të panumërt dhe fort të zotët, po aq sa janë të panumërta dhe bukuroshet e kësaj bote, ama jam rehat, google s’ma bën kurrë me hile, jemi akorduar sinqertë si yllkat e fatosat, nuk m’i hedh para sysh, i filteron disi, s’e kam idenë si… por dhe nëse aksidentalisht të ndodhte s’më trembet as buzëqeshja…

…kujdes pra, ju “këshilloj” t’i artikuloni mirë deklaratat tuaja, sidomos nëse merreni me politikat duhet t’i shoshisni mirë opinionet tuaja, kujdes me fjalët, me fjalitë e periudhat, mos u ngutni me mikrofonat, mos harroni që Interneti atje diku thellë i ka dhe getot e “dark web”, kohëve të fundit internetistët dinë ta kapin secilën fjalë për “bishti”, sakaq fjalët tuaja mund t’i konvertojnë në “lajme fals”… : )