Eko-logjikja është… “Green”!

…padyshim fotoja do jetë bërë diku në Lulandi, sepse pashë ca fjalë e germa holandisht : )

…duke i ngjyrosur mjetet e transportit “green” nuk i bën ato “ekologjike” apo jo, kamionët janë ndotës të mëdhenj, teknikisht ka ngelur dhe shumë për t’u bërë (a për t’u shpikur), uroj në të ardhmen e afërt të zëvendësohen me aso elektrikë, gjithsesi e gjelbërta ashtu-kështu është truk i mirë, përputhet dhe me natyrën…

>> në Maj të vitit të kaluar flitej se pas 2030 veturat që “tymosin” duhet të rrinë jashtë Amsterdamit!
(s. guraziu – ars poetica, maj 2019 – koment)

Amsterdam “goes green”, deri në v. 2030 qyteti duhet t’i heq qafe automjetet me djegie të brendshme klasike, t’mos ketë tutje asnjë dizel-automjet dhe aso të benzinës, shkurt… makinat “klasike” që tymosin do t’ndalohen definitivisht.

Ky plan kaq “ambicioz” thuhet se do t’realizohet në disa etapa brenda intervalit kohor prej 10 vjetësh. Që vitin që vjen, 2020, një zonë mjedisore “ndalimi” do përfshijë unazën A10 për dizel-veturat e udhëtarëve. Në v. 2022 ky ndalim vlen dhe për autobusët si dhe për mjetet tjera të transportit publik brenda S100, në jug të Stacionit Qendror Hekurudhor në Amsterdam. Në v. 2025 edhe mopedët e motoçikletat e lehta, sado “ndotës të vegjël qofshin” duhet gjithashtu të përjashtohen. 5 vite më vonë, në v. 2030, asgjë që ecën me benzinë e naftë s’do jetë e “mirëpritur” në Amsterdam, ose më saktë do jetë e “ndaluar”.

Kuptohet, kalimin ose transferin kaq masiv në “green” bashkia do ta ndihmojë me subsidicione e me kreditime të ndryshme. Po ashtu kuptohet që, mbase jo gjithkush është i “kënaqur” me këtë plan, ndoshta gjysma e Amsterdamit mund t’i kenë varur vetullat… unë për vete kur pata dëgjuar fillimisht më qe dukur “plan utopistik jorealistik” (apo diç si “plan ambicioz i ndonë politikani” sa për ndopak bujë), mirëpo pastaj u binda se fjala është për diç fort serioze, dhe unë e di mire, s’është shaka kur vendosin diç lulandezët… tashmë ka 1 javë që buzëqeshja dhe kënaqësia lidhur me “green-revolucionin” s’më shqiten : )