Qenushi i famshëm, me faqen e vet në Fb dhe me miliona ndjekës!

(sg – ap, 2020)
…në faqen e “business insider” i lexova 2-3 rreshta se qeni i Mark Zuckerberg (dmth. i shefit të Fb) e paska faqen e vet në Facebook dhe se ka më shumë se 2 milionë “followers” (e njihkan me emrin “Beast” – Bisha) – nuk u çudita për 2 milionë “ndjekës” (paçka se vetë s’i kam as 2 “ndjekës” : ) ama dhe qeni na qenka njëfarë “ndjekësi”, meqë i ndiqka gjoja “hapat” e biznesit familjar të famozitetit, duke u bërë dhe vetë një lloj “guru senzacional i social-izmave mediatik”…

…mësova se Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla e paskan qenin që nga v. 2010 (paska vite që qenka i famshëm, tjetër që s’kam ditur unë) – hm, jo vetëm i famshëm, sipas logjikes madje s’qenka “ngusht” as për verdhushkat e Zuckerberg, qoftë ky dhe më i pasuri i planetit, pasi me 2 milionë “ndjekës” dhe me klikimet e kureshtarëve padyshim dhe lëpirëset i fituaka vetë, tekefundit tashmë dhe muzikantët ashtu e fitojnë bukën e vet, me klikimet e video-muzikave në Youtube, apo jo : )
[ doli se fjala na qenkësh për një qenush fort simpatik – ca foto postuar nga vetë Zuckerberg në v. 2016 ]