(Art Digjital) – Ajnshtajni tullac, pa mustaqet… pa flokët : )

(sguraziu – ars poetica, j 2021)

…ndoshta portreti më i arritur që i është bërë Ajnshtajnit ndonjëherë është ky, punuar nga Alexander Beim në v. 2017 (për Swarovski Kristallwelten, Austri), anise jo tradicionalisht por me mediumin e artit digjital, them i “arritur” sepse mund ta shohim Ajnshtajnin pa flokë, pa mustaqe, “xham”… prandaj : )

…kuptohet, portretet në 3D mund të shihen në fazat e ndryshme të procesit, dhe dihet se për gjenerimin e “flokëve” aplikacionet duhet ta rëndojnë CPU (procesorin qendror) aq sa ky pothuaj shkrihet nga të nxehtit, në fakt është procesi më i “rëndë” makinal (flokët kërkojnë më të skjashmën e fuqisë së procesorit – pa le që portreti atëbotë duhej dhe të animohej, ishte diç si portret holografik, për nevojat e Swarovski)…

…gjithsesi, 3D-portretet sikur janë “mënyra” e vetme që ta shoshim Ajnshtajnin tullac, përndryshe mjeshtrit Picasso padyshim do i duheshin 1 milion vjet (dmth. për t’i arritur detajet nanoskopike të artit digjital, për ta arritur hiper-realizmin e tillë), ndërsa da Vinçi ishte “realistik”, këtij mbase do i nevojiteshin vetëm 4 vite (aq vite ia pati hëngër dhe “Mona Liza” : )

[ ngjitur: Alexander Beim – Portret i Albert Einstein, 2017 (për hologramin e instalacionit të André Heller, “Heronjtë e Paqes”, Swarovski Kristallwelten – Wattens, Austri, Nëntor 2017) ]