Mbeturinat orbitale – dekada e fundit e bujshme, e ububushme…

(…t’i nisesh afro 200 satelitë në orbitë dhe t’mos “specifikohet” se çfarë shërbejnë… hm, diç të tillë munden vetëm “tokësorët”, uroj t’mos jenë as kinezët as rusët duke “komunikuar” me alienët, duke ujdisur plane “konspirative” : )

(sguraziu – ap, j 2021)
…thuhet se sot ka mbi 2000 satelitë tek vërtiten rrotull planetit, pothuajse të padukshëm por pjesë e pandashme e përditshmërisë tokësore, tani jeta pa ta sikur e paimagjinueshme, vallë ç’do bënim pa iPhonat e smartphonat, një buton dhe hooop telefoni ynë sikur nis e “flet” me yjet, përveç se na shërben për komunikimin na i sjell dhe lajmet nga aneskaj globit, na i servir llo-lloj multimedia e video-muzikash, na e sjell rrugën ose na ndihmon për navigimin tonë, dhe vetë automobili nesër do quhet mbase “smart-mob” ose ngjashëm (qëkur dhe sot orientohet via GPS-satelitëve), ose që i shohim ato pamjet mahnitëse të akujve të Arktikut, apo imazhet spektakolare të “aurorave” etj etj., natyrisht asgjë nga këto s’do ishin të mundura pa “flotën” satelitore…
…gjithsesi problemi gjithnjë e në rritje janë “mbeturinat orbitale”, të nesërmen ky “problem” mund t’bëhet çështje e madhe dhe mbase mund t’zgjidhet vetëm me platformash ndërkombëtare (njësoj si dhe problemi klimatik sot, apo “ngrohja e planetit”), një artikull i 2019 në “technologyreview” thoshte se gjatë viteve të ardhshme do t’ketë dhe më shumë zhurmë në orbitë, deri në v. 2025 rreth 1100 satelitë çdo vit mund të pozicionohen lart (gjatë v. 2018 psh. qenë nisur 365 sosh), dhe vetëm një projekt ambicioz i SpaceX (projekti “Starlink”) deri në v. 2027 synon t’i “fluturojë” rreth 12.000 satelitë të vegjël në orbitë, pjesë e “Internetit satelitor” i cili mbase do jetë më efikas dhe më pak i kushtueshëm se ky që kemi, “kabllovik”… apo ku di unë, natyrisht s’jam ekspert as i satelitëve as i biznesit orbital por e di se ka “dallim” mes 200… dhe 20.000 satelitë, disa prej tyre nisin e ndryshken, fillojnë e prishen, e kuptoj se mund të kthehen në mbeturina : )
…në “technologyreview” ipeshin dhe shifrat; nga 1974 deri 1990 kishte vetëm 18 satelitë në orbitë, gjatë dekadës 1991-2000 – 159 satelitë, gjatë dekadës 2001-2010 – 459 satelitë, gjatë dekadës 2011-2020 – 1768 satelitë, për 5 vite tutje (2021-2025) planifikohet të shtohen + 1145 satelitë…
…një detaj “interesant” për dekadën e fundit (2011-2020) është se në orbitë qenë nisur 471 satelitë “komunikativë” dhe pothuaj 700 satelitë të ashtuquajtur për “vëzhgim të Tokës” (ose dmth. për “spiunazh” : ) tutje 103 aso për “navigim” (dmth. GPS-satelitë), 319 aso të “zhvillimit të tekno-shkencave”, dhe 194 satelitë të “tjerë” (ec e dije se çfarë, t’i nisesh afro 200 satelitë në orbitë dhe t’mos “specifikohet” se çfarë shërbejnë… hm, diç të tillë munden vetëm “tokësorët”, uroj t’mos jenë as kinezët as rusët duke “komunikuar” me alienët, duke ujdisur plane “konspirative” : )