Duhet ditur madje dhe për të ditur se nuk di!

[ duhet ditur madje dhe për të ditur se nuk di : ) ]

…”armiku më i madh i dijes nuk është mosdija (injoranca), por është iluzioni i dijes” – pati thënë Profesori Hawking, kjo thënie e Hawking është mjaft simpatike dhe qëndron, apo jo, natyrisht thënia e tij është në “linjën” e mençurisë së lashtë platonike-sokratike “mençuria më e madhe është të dish se nuk di” – gjithsesi, të njëjtën me fjalë të tjera (po aq simpatike) e pati thënë dhe astro-fizikani amerikan Neil deGrasse Tyson, “ti mbase di mjaft për të ditur se di, por njohuritë tua janë të pamjaftueshme për të ditur se nuk di” – ose kështu diç, përafërsisht, pati thënë deGrasse Tyson : )
(sguraziu – ap, j 2021)

The Greatest Enemy of Knowledge is Not Ignorance, it is the Illusion of Knowledge” – Stephen Hawking (1942-2018)