“Vizitëkarta e Shqipërisë” (sipas OKB)

[ koment i rastit rreth (jo)barazisë gjinore shqiptare në përfaqësimin politik ]
(sguraziu – ap, prill 2020)

…sipas Kombeve të Bashkuara “politika” shqiptare në Parlament qenka e përfaqësuar 16.4 % nga femrat. Në rregull, më mirë nëse t’kishte dhe më shumë femra në Kuvendin Shqiptar, sa më shumë Jozefinash e Dafinash… e qartë kjo.

Më shkrepi të komentoj pasi përqindja e cekur nga OKB “sugjeron” se fjala na qenka për jobarazi gjinore në politikën shqiptare – çfarë dhe është, askush s’e mohon – ama “jobarazi gjinore politike” ka dhe Holanda dhe e gjithë Evropa. Ose bie fjala as Italia me 16.7 % s’është më e mirë sesa Shqipëria.
Ku di, sikur s’më pëlqen kur ceken “jobarazitë” e pafajshme : )

Tani (sa për ta përmendur ndonjë shembull) me afro 80 % pjesëmarrje femrat e Finlandës janë aq lart sa i përket “politikave”, zor t’i arrij kush femrat finlandeze. E megjithatë, bie fjala as Italia me 16.7 % s’është më e mirë sesa Shqipëria.
Për italianët femrat janë mbretëresha, perëndesha e çfarë tjetër jo, askush s’u thur lavde femrave si italianët, askush s’u këndon himne më bukur sesa Ramazzotti, “grazie esistere…” u këndon femrave Eros Ramazzotti (si shembull për gjithë italianët, apo jo : )
Pra për italianët jeta do ishte “kot” pa femrat, femrat janë perëndesha… mirëpo jo dhe në politikat. Sa i përket “barazisë gjinore politike” italianët s’janë fare më të mirë sesa shqiptarët. As më të “këqinj, as më të mirë”. Çfarë po doja të them me këtë? Asgjë… nothing at all. Thjesht po aludoja që 16.4 % (e shqiptarëve) s’ka ndonjë dallim relevant me 16.7 % (të italianëve)… Madje-madje ka edhe më “keq”, shqiptarët e italianët janë “lule”, Hungaria i ka vetëm 7.1 % femra “parlamentare”!

[ më poshtë pak të dhëna për disa shtete dhe për femrat në Parlamentet e tyre (dmth. për “barazinë politike gjinore”), bazuar në studimin e EPRS, 2019 ]

Finlanda 76.9 %, Kroacia 54.5 %, Irlanda 54.5 %, Spanja 52.4 %, Suedia 52.2 %, Franca 48.6 %… vetë Holanda është e 17-a me 39 %, tutje në Bundestag-un gjerman vetëm 30 % janë femra. U mor vesh që femrat shqiptare 16.4 %, por aty diku vërtiten dhe Bullgaria 17.6 %, Polonia 17 %, Estonia 16.7 %, Qiproja 16.7 %, Italia 16.7 %, Malta 12 %, Hungaria 7.1 %

[ burimi: EPRS – European Parliamentary Research Service – “Women in politics in the EU”, 2019 ]

***
OKB e paska një lloj “vizitëkarte” mjaft simpatike për Shqipërinë, me statistika, me foto të bukura, me një histori të shkurtër, me ca fjalë për sfidat e për sukseset – lidhur me sfidat e me synimet shqiptare thuhej: “sfida më e dukshme dhe më e ngutshme për Shqipërinë është përmbushja e kërkesave shumë-sektoriale për anëtarësim në BE…”