SIPRI (Stokholm) – Shpenzimet Ushtarake të Botës

(sguraziu – ap, j 2021)

(bota në përgjithësi i shpenzon rreth 2.2% të GDP për ushtrinë e armatimet – dihet se ShBA e ka ushtrinë më të “shtrenjtë” të botës, gjithsesi shpenzuesi më i madh ushtarak Arabia Saudite, as ShBA, as Kina, as India, as Izraeli… por saudo-arabët)

…sipas institutit SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute – të dhëna të 2019 – fact sheet 2020) ShBA shpenzon për armatën pothuaj sa gjysma e botës, madje s’janë më shumë se 15 shtete tjera që e shpenzojnë “gjysmën e gjysmës” së ngelur… për të qenë pastaj të gjitha ato shtetet tjera, mbi 170-180 shtete që e hanë “gjysmën” e fundit të tortes buxhetore ushtarake, dmth. duke e “shikuar” globalisht, torten globale…

…na kujtohet se si Trump e “akuzonte” Merkel duke i thënë se ju gjermanet nuk e “ndihmoni” NATO-n as sa Grekët, ju “evropianët” i bankrotuat grekët dhe pastaj gjoja i shpëtuat me qindra miliarda borxhe-huazime, ama grekët më të mirë se ju (për shpenzimet e NATO-s), ju gjermanët s’i shpenzoni as 2% të GDP (PBB – Bruto-Produkti i Brendshëm), dhe sa për shifrat është fakt, Trump e kishte fjalën për shifra jo për “strategjikat”, derisa ShBA i ndajnë 3.4% Gjermania jo më shumë se 1.3% të GDP : )

…se izraelitët e ndajnë për ushtrinë mbi 5% të GDP e dija, por Arabia Saudite në fakt qenka shpenzuesi më i madh i botës për ushtrinë e armatimet, me 8% të GDP, llogaritur me miliarda te shpenzimit, për pak sa nuk ia kaluakan dhe vetë Indisë së madhe, saudët shpenzuakan verdhushka marramendëse, rreth 62 miliardë !

[Global military expenditures by country for 2018, in US$ billions, according to SIPRI
SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) 2020 Fact Sheet – 10 May 2019]