Orfizmi artistik “klasik”, orfizmi modern, si dhe ai “digjital”

[ orfizmi artistik “klasik”, orfizmi modern, si dhe ai “digjital” : ) ]
(sguraziu – ars poetica, j 2021)

…Orfizmi në art ishte një degë e Kubizmit (e ndikuar nga Fauvizmi), përqendrohej në abstraksionin e pastër dhe në ngjyrat e theksuara, qe përceptuar si lëvizje e rëndësishme artistike në “kalimin” nga Kubizmi në Artin Abstrakt, artistët përfaqësues ishin Frantisek Kupka, Robert Delaunay, Sonia Delaunay, ata do ia “fillonin” rishtas me përdorimin e ngjyrave të larmishme gjatë të ashtuquajturës “fazë monokromatike” të Kubizmit, thuhet se termi “orfizmi” qe përdorur nga poeti francez Apollinaire në v. 1912, dhe pastaj ashtu i ngeli si emër…
…ndërsa Fauvizmi ishte një stil artistik i “les Fauves” (frëngjisht për “bishat…”), një grup i artistëve modernë të fillim-shekullit XX, veprat e të cilëve theksonin cilësi të “veçanta piktoreske” dhe ngjyrën e fortë, gjoja mbi vlerat përfaqësuese artistike të “Impresionizmit”, si lëvizje “fauvizmi” zgjati vetëm disa vjet, as 10 vite gjithsej, i pati vetëm 3 ekspozita, udhëheqësit ishin Henri Matisse dhe Andre Derain…

[ ngjitur ca punime orfistike të Robert Delaunay (1885-1941), po ashtu ca shembuj të orfizmit të së tashmes, punime të arkitektes-artistes braziliane Ariane Labre, si dhe ca punime tjera (artistët të panjohur… për mua) si shembuj të “orfizmit digjital” ]