Trashëgimia Kulturore Jomateriale – Infografikat ndëraktive të UNESCO

(sguraziu – ars poetica, j 2021)

UNESCO [ Organizata Edukative, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara ] – Projekti “Zhytu në Trashëgiminë Kulturore Jomateriale” – Mundësuar nga Mbretëria e Holandës

Si t’ia prezantosh botës një mal me të dhëna (si t’kihet qasje më efikase, më shpejtë), më ndryshe sesa t’i shfletosh me qindra faqe hiper-tekstuale, multimediale? Si zakonisht, të dhënat për elementet e Trashëgimisë Kulturore paraqiteshin vit pas viti, për secilin shtet e rajon, duke i aktualizuar listat secilin vit, mirëpo të dhënat nuk ndërlidheshin sipas përmbajtjes referenciale kulturore.

Databaza e UNESCO sot i ka mbi 500 elemente të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, nga mbi 100 vende të botës. Elementet e regjistruara u referohen pothuaj 1000 koncepteve. Tutje krijohen mbi 15.000 ndërlidhje mes këtyre elementeve, koncepteve, shteteve, rajoneve. Si synim që t’u ofronte palëve (shtetërore) të dhënat e detajuara apo një “pasqyrë” më të kthjellët, që nga v. 2003 Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore ka investuar në menaxhimin e infove. Është investuar dmth. dhe në shërbimet internetike për zbatimin e këtij menaxhimi informatik.

Në v. 2016 UNESCO filloi të impenjohej për gjetjen e zgjidhjes sa më të mirë, elementet që u përkasin temave të ngjashme duhej të grupoheshin, duhej ta “komunikonin” reciprocitetin, tutje synohej të paraqiteshin variacionet e lidhjes së elementeve me njëri-tjetrin përmes koncepteve dhe ideve, si dhe të zhvillohej një hartografi efikase e bazuar në përmbajtjen dhe kuptimin (semantik), sesa (vetëm) në atë gjeografik. Në v. 2018 qe punuar një prototip infografik, prezantimi i projektit do ta bindte Mbretërinë e Holandës për mbështetjen e zhvillimit të mëtutjeshëm. Me ndihmën e ekspertëve të dhënat qenë rafinuar, qenë përgatitur pastaj dhe disa versione shtesë të vizualizimeve.

Infografikat e sotme ndëraktive të UNESCO janë:
Konstelacioni (Plejada), Biomet (Resurset Natyrore), Zhvillimi i Qëndrueshëm, Kërcënimet, Domenet (Fushat). Këto vegla të avancuara e ndihmojnë vizitorin për “leximin” e të dhënave më lehtë, duken paksa komplekse në shikim të parë por në fakt është supozuar ta zbusin “kompleksitetin” – ndëraktiviteti patjetër se ndihmon që të kihet akses sadopak më i lehtë në “big data” të këtij lloji.

Psh. sipas fjalëve të UNESCO, vizualizimi “Zhvillimi i Qëndrueshëm” do duhej t’na e shpaloste se trashëgimia kulturore nuk është vetëm e larmishme dhe shumëngjyrëshe, por dhe burim shumë i çmuar i njohurive të testuara nga koha se si t’jetojmë në planetin tonë në mënyrë të qëndrueshme dhe paqësore.
Ky info-vizualizim ndëraktiv mëton t’i qartësojë ndërlidhjet (nëse ekzistente) mes trashëgimisë kulturore jomateriale me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), që bashkësia ndërkombëtare i ka parashtruar të arrihen deri në v. 2030.

535 elemente në infografikën e UNESCO ndërlidhen përmes koncepteve dhe janë të sitemuara në 5 Domene (Fusha) – Zejtaria tradicionale, Traditat dhe Gojëtaria, Artet Performuese, Praktikat Shoqërore, Ritet dhe Ngjarjet Festive, Njohuritë dhe Praktikat mbi Natyrën e Universin.

Përmbyllje “kuriozitare” – Derisa (bie fjala) Kina e madhe i ka 40 elemente të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në listën e UNESCO, Turqia e madhe 19, Franca e madhe 20, tutje edhe Kroacia e “vogël” i ka 16 elemente – ama Shqipëria vetëm 1 (Iso-polifonia shqiptare)… sikur dhe Holanda vetëm 1 (lidhur me mullinjtë, me zanatin e mullixhiut : )

(të dhënat: UNESCO – faqja zyrtare)