Iriqi androgjenik! – Kërkohet “ndihmë” për shqipen!

…me gjasë shqiptarët kanë vështirësi me shqipen e me iriqin, jo për arsyet “gjembatike” por për ato gjuhësore, e sidomos rreth e rrotull çështjes gjinore – ndoshta dhe s’kanë faj, pasi pikësëpari as Fjalori i shqipes s’e paska sqaruar, Fjalori as që e ka përmendur “problematikën” në fjalë (në fakt sqarimi i Fjalorit është aq i varfër, pothuaj qesharak, thuase fjalor i përpiluar dikur për yllkat e fatosat e kopshtit)…

…tutje sipas Wikipedias “Shqip”, iriqi na u shumëzuaka njësoj si dallëndyshet, “mund t’i bëjë nga 3-5 zogj“, ndërsa në një forum me titull “shkrimi i pastër i gjuhës shqipe” një dikush pandehte se bashkëshortes së iriqit medoemos i thonë “irizë” (pasi iriqi vetë patjetër do jetë burri)…

…tutje MAPO (AL, si për ironi ngjitas reklamës së AlbTelecom “Mëso pa limit”) na i sqaronte “shkencat shtratologjike” të iriqit, edhe iriqi njësoj si njerëzit përdorka “pozicione” të ndryshme (mos vallë MAPO fjalën e kishte për Kama Sutrat iriqeske! ), konfuzioni sa vjet e rritet meqë… vallë e si mund t’i sqarosh seksualizmat e gjembalaçëve me “konfidencë”, kur fillimisht as idenë s’e ke si i thonë femrës, çfarë nëse iriqi t’na jetë androgjenik (helbete, për pikë të qejfit, edhe + edhe, të gjitha në një “pako” : ) ?! etj etj…

…ndërsa në Fb një dikush dyshonte akoma më thellë, sipas tij ndoshta as profesorët e gjuhës s’e zbërthejnë dot shqipen – shkurt ec e mos buzëqesh, ec e merre vesh : )

(sg – ap, shkurt 2021)