Presidenti romantik, madje dhe në ashensor!

Presidenti romantik, madje dhe në ashensor!
(sg – ars poetica, tetor 2019 – rreth fotos së presidentit të dashuruar, në ashensor”)

“…ishim në një ashensor mallrash, drejt njërit prej “ballove” inauguruese. Bënte mjaft ftohtë, kështu që Presidenti e hoqi sakon dhe ia hodhi mbi supe gruas së vet. Atëherë ata patën një aso momenti gjysmë-privat, teksa anëtarët e stafit dhe agjentët e shërbimit sekret gjoja përpiqeshin të mos shikonin…” – [ 20 Janar 2009, sqarim për foton nga fotografi Pete Souza, foto publikuar në “Time” ]

***
Obama – Afro 2 milionë foto të jetës presidenciale!
(sg – ars poetica, tetor 2019)

…jo shumkush e di por ish-Presidenti Barack Obama padyshim e mban rekordin sa u përket fotove gjatë karrierës presidenciale, se mos vetëm 1 rekord… fakti tjetër padyshim duhet t’jetë rekord po ashtu; asnjë President në historinë e presidentëve të ShBA s’ka hedhur më shumë foto në Internet (sesa Obama) – fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza ishte i ngarkuar me foto-dokumentimin e çdo gjëje të “jetës presidenciale”, dhe ai i ka bërë jo më pak por afro 2 milionë foto të Presidentit, imagjino… 2 milionë foto, aq shumë sosh janë aso “ideale” për eksperimente dhe testime të teknikave fotomanipulative (siç dihet, fotomanipulacioni është një lloj arti në vete, apo jo : )