S’i munguaka vetëm 1 dërrasë, por i gjithë tavani!

(sg, ap, janar 2020 – koment në Fb)

Shqipëria është vendi ideal për të vdekur… nuk ka nevojë për kulturë, duhet vetëm furrë buke dhe nevojtore etj etj” – paska thënë Robert Aliaj Dragot !!

…hm, dikur kam nderruar emaila me të, e kam fjalen para 20 viteve, por s’e pata njohur… pata provuar ta njihja ama pershfaqej aq indiferent, s’ia dola ta njihja përvec si nje fotograf nudosh – tani pas 20 viteve (kur lexova këtë thenie te tij) disi u habita, pandehja se është “indiferent” ndaj gjithckaje, pata kujtuar se merret me hedonistikat e veta, me qejfet e nates e me punker-istikat, me prostitutat e Brukselit e keso, s’prisja se do ta FYENTE një popull të tërë, assesi popullin e vet – pastaj sikur po thosha mëvete, ore këtij s’i munguaka vetëm 1 dërrasë e vetme por i gjithë tavani, kapelen e paska gjoja per ta maskuar intelektin e avulluar, kot shtiret si Lenon i verberise me ato syzet… kafka e tij s’paska kulm fare, i qenka avulluar truri, qenka punk-erizuar e katranosur 100% – sorry Robert, thënia jote eshte AKULTURË dhe perbuzje e popullit tend, e vendlindjes sate, e pafalshme dhe për një truthar (që “pretendon te jete artist” – pasi një artisti të vërtetë s’mund t’i ndodhë), çfarë ke bëre ti Robert si kontribut per ta “kulturizuar” popullin tend, me cfare e ke perparuar mentalitetin e popullit shqiptar aq te prapangelur, mos valle me duhmë alkoholi përzier me buzëkuqet e gejshave, me pluhur narkotikesh, me orgazma të prostitutave e të punk-çupërlinave… mbledhur rrugeve përplot “dritash te kuqe” te Brukselit?) – sorry Robert, e paske thene aq troç, e paske shpalosur e menderosur, nëse të pyetesha unë (dhe dmth. kuptohet, nese t’kisha dhe “kompetenca e kredenciale”) do i PROPOZOJA qeverise shqiptare te te shpallin “persona non grata”, do duhej të të dëbonte dhe Belgjika, anise Belgjika mban e ushqen lloj-lloj frymorësh të planetit, bie fjala Antwerpen është qyteti i dyte i botës sa u perket nacionaliteteve, ne Antwerpen jetojne mbi 170 nacionalitete te botës (pas Amsterdamit si kryeqytet i “internacionales”, dhe para Nju Jorkut i cili metropol eshte i 3-ti sa i përket laryshisë “internacionale”)…
shkurt, më vjen keq Robert 🙁