Superfuqia – Mbase ndonjë truk photoshop-ik!

(sg – ap, janar 2020)

“…ironikisht, në botën reale thneglat mund të bartin pesha disa herë më të mëdha, proporcionalisht me peshën e trupit të tyre. Është interesante, është si fakt “magjepsës” dhe për vetë shkencën, për kalkulimet dhe per ligjet e fizikës, që psh. një lloj insekti (emrin s’ia di tani, natyrisht, por një lloj brumbulli mund të bartë peshën 850 deri 1000 herë më të madhe se pesha e trupit të vet. Ndërsa dihet… madje as luanët, tigrat, arinjtë etj. dhe as njeriu s’mund të çojnë pezull pesha më të mëdha se 10 x në proporcion me peshën e tyre trupore. Si është e mundur kjo, si mund të bartet pesha 1000 x më e madhe sesa pesha e trupit “amë”, dhe si shpjegohet ky fenomen?! Mbase fizika dhe ia del ta shpjegojë me numrat e shifrat e veta, por le ta quaj fenomen, sepse dhe është pakashumë i tillë – qëkur nuk është fjala për “thnegla atomike”, për ndonjë vizatimor të Disney, apo për ndonjë sci-fi marrëzi!”
[ S. Guraziu – Çlirimi nëpërmjet fjalës: Nga jashtë ta hapësh derën e burgut ku ndodhesh i ngujuar! – Ars Poetica, 2013 ]