Shembull simpatik i nepotizmit në histori

(sguraziu – ap, maj 2021)

(…çdo burrë i mirë ashtu bën për gruan e vet – njësoj pati bërë psh. dhe Burri Clinton për Znj. Grua Clinton, disa herë e pati emëruar krye-funksionare nëpër pozicione të ndryshme : )

…sipas faqes speciale për nepotizmin në Wikipedia, Bill Clinton paska qenë nepotist më i madh sesa, bie fjala Donald Trump (madje ndoshta dhe Kennedy na ishte nepotist më i “madh” sesa Trump), ose psh. dikur në Mesjetë papët qenë bërë “gazi i botës” duke i zgjedhur kardinalët në “familje” (të cilët pastaj dhe vetë bëheshin Papë – madje termin “nepotizëm” e kemi nga praktikat e tyre dikur, me kardinalizmat e me familjarizmat)…

…sidoqoftë, si shembull i nepotizmit modern ma ngjalli buzëqeshjen rasti i Azerbajxhanit, aspak s’ia zura “për të madhe” Presidentit Aliyev, padyshim çdo burrë i mirë ashtu bën për gruan e vet – njësoj pati bërë psh. dhe Burri Clinton për Znj. Grua Clinton, disa herë e pati emëruar krye-funksionare nëpër pozicione të ndryshme, nëse s’je i mirë për gruan tënde si mund t’jesh për të tjerët : )

…në v. 2017 Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev thjesht e paska emëruar gruan e vet Mehriban Aliyeva në poziten e Nën-Presidentes, pozita e dytë më e lartë kushtetuese në Azerbajxhan, s’paska ekzistuar më parë si post atje, dmth. Presidenti për herë të parë postin ia paska “dhuruar” gruas së vet…

…përveç duke qenë Zonja e Parë (First Lady) e Azerbajxhanit, Znj. Mehriban na i paska dhe plot funksione tjera, ndër të tjera ajo qenka dhe kreu i Fondacionit Heydar Aliyev, i cili (Heydar Aliyev) ishte askush tjetër por babai i burrit të saj, dmth. i Presidentit aktual Ilham Aliyev, i cili vetë është President për nja 2 dekada, që nga v. 2003 – ec e mos buzëqesh, sipas meje shembulli më simpatik i nepotizmit në histori qenka ky i Azerbajxhanit : )

*
[ fotoja + infot Wikipedia anglisht): Mehriban Aliyeva – the first Vice President and First Lady of Azerbaijan, the head of Heydar Aliyev Foundation, the chairperson of Azerbaijani Culture Friends Foundation, the President of Azerbaijani Gymnastics Federation, and the goodwill ambassador of UNESCO and ISESCO ]