Globi ikonik i Stokholmit qenka riemëruar “Avicii Arena”

Globi ikonik i Stokholmit qenka riemëruar “Avicii Arena”
(sg – ap, 23 maj 2021)

…”Globi”, arena e eventeve sportive e Stokholmit (sallë koncertale po ashtu – thuhet se është ndërtesa më e madhe gjysmësferike në botë, 110 m diam.), e njohur fillimisht si “Stockholm Globe Arena”, pastaj nga v. 2009 si “Ericsson Globe”, këto ditë qenka pagëzuar “Avicii Arena” për nder të Avicii (e që ishte një emër artistik i Tim Bergling (1989-2018), DJ & muzikant suedez i muzikës elektronike, i cili i mori jetën vetes në v. 2018, ishte 28 vjeç.

“Ndikimi që ai pati, qoftë dhe vetëm në qytetin e tij, shihet përmes monumenteve dhe muraleve të shpërndara në gjithë Stokholmin. Tani, një nga vendet më të vizituara dhe ikonike të Suedisë, Ericsson Globe, është riemëruar “Avicii Arena” – paska shkruar Katie Stone, në faqen e EDM, ku dhe e hasa njoftimin e shkurtër.