Edhe Aleksandrit i qe dashur ta kapërdinte krenarinë e vet!

[ Besiana Kajtazaj – “Para se me ik…”, 2019, Kult-Plus]

…diç si indinjatë, një lloj klithme , Besiana e paska thënë troç e kulluar, pa e “lëkundur” krenarinë – pakashumë njësoj si Diogjeni dikur, thjesht e pati injoruar ftesën e Aleksandrit të Madh, s’pati vajtur ta vizitonte, Aleksandri qe “detyruar” të shkonte tek ai, Aleksander-Madhi i cili do ta pushtonte gjithë botën, i qe dashur ta kapërdinte krenarinë e vet…

…pakashumë do ishte ngjashem sikur t’më ftonte madhëria e tij Willem-Alexander, apo mbreterësha Maxima… ose jo, se u kujtova, më mirë Presidenti Trump, më therret në Shtëpinë e Bardhe dhe unë s’ia var, do pikëllohej Trump e do ngrysej sa mos pyet, do detyrohej i ngrati t’i hipte “airforce one”, ta kalonte oqeanin dhe t’ma zinte deren i paftuar – tekefundit ashtu pati bërë Aleksandër-Madhi, Diogjeni s’kishte madje as shtëpi, e kishte një fuqi të drunjtë, e pati pritur aty në pjacë, rrëmuje e plot baltë… qenë ulur në kashtë : )

***
[ komentin më poshtë e pata shtuar më vonë, pasi Fb ma hodhi një video ku mësova se Besiana “njihej” madje dhe me Jean-Claude Van Damme, ai personalisht i drejtohej me emër dhe ia uronte fejesën ]

“wow… sa e vogël bota, Jean-Claude Van Damme i paska nisur urimet Besianes për fejesen (nëse s’gabohem), qenkan miq – une sapo postova dic te saj, publikuar ne kult-plus”

[ https://www.facebook.com/besiana.kajtazaj.77/videos/1139585802896752 ]

(sg- ap, 25 j 2020)